Kina u kërkon spitaleve të krijojnë mekanizëm të reagimit të shpejtë për ankesat e pacientëve
2024-03-27 17:20:26

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Autoritetet shëndetësore të Kinës kanë lëshuar një qarkore duke u bërë thirrje spitaleve të krijojnë një mekanizëm të reagimit të shpejtë për adresimin e ankesave të pacientëve, mes përpjekjeve për të nxitur ndërveprimet miqësore midis mjekëve dhe pacientëve, shkruan “Xinhua”.

Sipas qarkores së publikuar nga Zyra e Përgjithshme e Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë, institucionet shëndetësore janë udhëzuar që të adresojnë sa më shpejt vështirësitë dhe shqetësimet më urgjente të shprehura nga pacientët. Qëllimi është që të sigurohet që ankesat e pacientëve të trajtohen në një mënyrë të bazuar në procedura, me fokus në ofrimin e komenteve dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

Qarkorja thekson nevojën për të krijuar një mekanizëm me tre nivele të trajtimit të ankesave në nivele të ndryshme brenda spitaleve. Kjo përfshin vetë spitalin, organin e tij të dedikuar të menaxhimit të ankesave dhe departamentet individuale të spitalit. (Elona)