147 të ndaluar në Turqi, dyshohen për lidhje me grupin terrorist ISIS
2024-03-27 14:49:08

Turqi (Foto RTSH)

Turqi (Foto RTSH)

Policia turke ndaloi të martën 147 persona të dyshuar si bashkëpunëtorë me organizatën terroriste të Shtetit Islamik (ISIS).

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, tha se operacioni u krye njëkohësisht në 30 provinca të vendit, ku u sekuestruan dokumente dhe aparate të ndryshme regjistrimi, bën të ditur “RTSH”.

“Ne organizojmë operacione në 365 ditë të vitit, në katër stinë, 12 muaj ditë e natë. Lufta jonë kundër terrorizmit do të vazhdojë me vendosmëri derisa të neutralizohet edhe terroristi i fundit”,- u shpreh ministri.

Që nga prilli i vitit 2023 deri në 25 mars 2024, mësohet se ka pasur gjithsej 1320 operacione policore kundër veprimtarive të ISIS-it. Nga këto ndërhyrje, për arsye sigurie, janë ndaluar 2.919 persona të dyshuar për lidhje me grupin terrorist, nga të cilët 692 me vendim gjykate.  (Elona)