Kina ka 384 baza demonstrimi të industrisë kulturore në nivel kombëtar
2024-03-27 11:37:39

CFP

CFP

Kina emëroi të martën një grup të ri prej 219 ndërmarrjesh si baza demonstrimi të industrisë kulturore në nivel kombëtar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të bazave të tilla demonstruese në 384, sipas Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, citon “Xinhua”.

Në fund të vitit 2023, asetet totale të këtyre 384 bazave demonstruese arritën në 5.5 trilionë juanë (rreth 775.27 miliardë dollarë amerikanë). Këto ndërmarrje kishin rreth 507.000 punonjës dhe të ardhurat totale bruto të tyre tejkaluan 1.3 trilion juanë deri në fund të vitit të kaluar, sipas ministrisë.

Ministria bëri të ditur se këto baza demonstruese kanë vazhduar të nxisin inovacionin, kanë bërë përpjekje në fusha duke përfshirë transformimin krijues dhe zhvillimin inovativ të kulturës së shkëlqyer tradicionale kineze dhe kanë luajtur rol pozitiv në fusha të tilla si shërbimi i zhvillimit ekonomik dhe social.

CFP

CFP

Ministria u zotua për përpjekje të mëtejshme për të optimizuar mjedisin për zhvillimin e ndërmarrjeve dhe për të përmirësuar masat mbështetëse, duke stimuluar vazhdimisht vrullin e brendshëm dhe vitalitetin e inovacionit të aktorëve të tregut kulturor. (Elona)