MPJ: Qeveria e Paraguajit duhet të bëjë zgjedhjen e drejtë historike
2024-03-26 15:35:13

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Gjatë një konference për shtyp ditën e hënë, Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Lin Jian, u shpreh se qeveria e Paraguajit duhet të bëjë zgjedhjen e drejtë historike për të promovuar zhvillimin e vendit, duke i sjellë përfitime popullit.

Sipas njoftimeve, Presidenti i Paraguajit u shpreh të dielën, se gjatë 66 vjetëve pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Paraguajit e Tajvanit, marrëdhëniet dypalëshe janë zhvilluar mirë. Këto raporte nuk kanë penguar ndërlidhjen tregtare midis Paraguajit e Kinës. Paraguaji ende eksporton fasule në Kinë.

Lidhur me këtë, Zëdhënësi Lin Jian u shpreh: "Në botë ka vetëm një Kinë dhe Tajvani është pjesë e pandarë e territorit kinez. Republika Popullore e Kinës është e vetmja qeveri e ligjshme, që përfaqëson gjithë Kinën. Parimi 'Një Kinë' është normë e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe mendimi i gjerë unanim i bashkësisë ndërkombëtare. Kina është vendi i parë i më i madh i importit të fasuleve. Sipas statistikave zyrtare kineze, vitet e fundit, Kina nuk ka importuar asnjë fasule nga Paraguaji."

“Nëse qeveria e Paraguajit do të nxitë zhvillimin e vendit, duke i sjellë popullit përfitime, duhet të bëjë një zgjedhje të drejtë historike," shtoi Lin Jian. (Fani)