Raketa e modifikuar e Kinës Long March-8 përfundon testin e ndarjes
2024-03-26 17:14:22

Një version i modifikuar i raketës transportuese të Kinës Long March-8 ka përfunduar një test të ri operimi të përbashkët satelit-raketë, njofton “Xinhua”.

Raketa u zhvillua nga Akademia Kineze e Teknologjisë së Automjeteve Launch. Testi i suksesshëm përfaqëson një hap kritik në fazën e zhvillimit të raketës, pasi ajo përgatitet të hyjë në fazën e parë të testimit të fluturimit.

Ekipi i zhvillimit do të përfundojë një sërë testesh të tjera, përpara fluturimit të parë të raketës së përmirësuar transportuese. (Fatosi)