Kina paraqet deklarata të ashpra ndaj Filipineve për shkeljen e paligjshme në Ren'ai Jiao
2024-03-26 11:13:47

CFP

CFP

Ambasada kineze në Filipine paraqiti deklarime të rrepta në Departamentin e Punëve të Jashtme të Filipineve për shkeljen e paligjshme të Ren'ai Jiao nga anijet filipinase, njofton “CGTN”.

“Duke shkelur angazhimet e veta dhe pavarësisht nga kundërshtimi i vendosur i Kinës dhe paralajmërimi i përsëritur, një anije furnizimi filipinase dhe dy anije të rojes bregdetare, të shtunën e kaluar, hynë në ujërat ngjitur me Ren'ai Jiao të Nansha Qundao të Kinës, duke u përpjekur të transportonin materiale ndërtimi”,- thuhet në një deklaratë të ambasadës.

CFP

CFP

Sipas deklaratës, Roja Bregdetare kineze gjurmoi dhe dëboi anijet në përputhje me ligjet dhe rregulloret, pengoi me sukses përpjekjen e palës filipinase dhe e trajtoi situatën në një mënyrë të arsyeshme, ligjore dhe profesionale. (Fatosi)