24 shtetas kinezë u evakuuan nga Haiti mes tensioneve
2024-03-26 12:25:50

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Njëzet e katër shtetas kinezë janë evakuuar në Republikën Domenikane nga Haiti mes tensioneve në rritje, njoftoi Ministria e Jashtme kineze, citon “CGTN”.

Ministria e Jashtme kineze konfirmoi se ka ndihmuar në evakuimin e sigurt të shtetasve kinezë në vendin e Karaibeve, të cilët janë të gatshëm të largohen.

Haiti është tronditur nga një rritje e dhunës së bandave që nga fundi i shkurtit, kur grupe të armatosura bastisën stacionet e policisë, burgjet dhe aeroportet.

Dhuna ka përkeqësuar gjithashtu një situatë tashmë të zymtë humanitare në vend pasi OKB-ja paralajmëroi se gati gjysma e popullsisë së vendit – rreth 5.5 milionë njerëz - kanë nevojë për ndihmë humanitare. (Fatosi)