Sateliti i Kinës Queqiao-2 hyn në orbitë rreth Hënës
2024-03-26 12:31:31

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Sateliti i Kinës Queqiao-2 ka kryer me sukses procedurën e frenimit pranë Hënës dhe ka hyrë në orbitën e tij rrethore, njoftoi Administrata Kombëtare e Hapësirës së Kinës (CNSA), citon “Xinhua”.

Pas rreth 112 orësh fluturimi, sateliti filloi të kryente frenim afër Hënës në një distancë prej rreth 440 km nga sipërfaqja hënore dhe hyri pa probleme në orbitën e tij rrethore hënore 19 minuta më vonë, bëri të ditur administrata.

Duke rregulluar lartësinë dhe prirjen e orbitës rrethore, Queqiao-2 do të hyjë në orbitën e tij eliptike rreth Hënës dhe do të kryejë testin e komunikimit me sondat hënore Chang'e-4 dhe Chang'e-6 siç është planifikuar.  (Fatosi)