Kreu i OKB-së: Po rritet ndërgjegjësimi ndërkombëtar për t’i thënë stop Izraelit
2024-03-26 16:37:52

Guterres (Foto Rtsh)

Guterres (Foto Rtsh)

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, kërkoi sërish ndaljen e sulmeve izraelite dhe shmangien e një katastrofë humanitare për palestinezët, njofton “RTSH”.

“Është absolutisht thelbësore të mbash gjallë njerëzit në Gaza. Ne kemi insistuar në nevojën për një armëpushim. Për ne, ato që kanë rëndësi janë parimet: Karta e OKB-së, e drejta ndërkombëtare, integriteti territorial i vendeve, por edhe e drejta ndërkombëtare humanitare dhe e drejta e vetëvendosjes së njerëzve”,- tha Guterres.

Shefi i OKB-së tha se ai sheh një konsensus në rritje në komunitetin ndërkombëtar për t'i thënë Izraelit se nevojitet një armëpushim.

“Por ashtu ka dhe një konsensus në rritje për t'u thënë qartë izraelitëve se çdo pushtim tokësor i Rafahut mund të nënkuptojë një fatkeqësi humanitare katastrofike”,- tha ai.

Guterres tha se rezoluta që pritet të votohet në Këshillin e Sigurimit për armëpushim në Gaza nuk lidhet me lirimin e pengjeve.

“Në rezolutë kërkohet një armëpushim së bashku, por jo në lidhje me lirimin e pakushtëzuar të të gjithë pengjeve. Ne kemi pretenduar gjithashtu nevojën për atë lirim”,- deklaroi kreu i OKB-së. (Fatosi)