Xi uron homologun Chuppu për Ditën e Pavarësisë së Bangladeshit
2024-03-26 20:08:45

foto: VCG

foto: VCG

Të martën presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi një mesazh homologut të tij bangladeshas Mohammed Shahabuddin Chuppu për ta uruar për 53- vjetorin e pavarësisë së Republikës Popullore të Bangladeshit.

Xi vuri në dukje se gjatë 53 vjetëve të fundit, Bangladeshi i është përmbajtur gjithmonë pavarësisë, ka punuar shumë për të zhvilluar ekonominë, ka përmirësuar në mënyrë aktive jetesën e popullit dhe ka arritur rezultate të jashtëzakonshme, duke hedhur një themel të fortë për realizimin e ëndrrës së "Bangladeshit të Artë".

Kina dhe Bangladeshi kanë fqinjësi të ngushtë dhe miqësi tradicionale, e cila është forcuar me kalimin e kohës. Vitet e fundit, besimi i ndërsjellë politik mes dy vendeve ka qenë solid dhe bashkëpunimi praktik në fusha të ndryshme ka dhënë rezultate të frytshme, duke sjellë përfitime për të dy popujt.

“Unë i kushtoj rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve Kinë-Bangladesh dhe jam i gatshëm të punoj me zotin President për të promovuar përparimin e ri në ndërtimin me cilësi të lartë të nismës ‘Një brez, një rrugë’ midis dy vendeve dhe për të thelluar vazhdimisht marrëdhëniet dhe partneritetin e bashkëpunimit strategjik Kinë-Bangladesh,” u shpreh Xi Jinping-u.

Po atë ditë, edhe kryeministri kinez Li Qiang i dërgoi një mesazh urimi kryeministres së Bangladeshit Sheikh Hasina. (Zhan Dian/Artan Goga)