Kina bën përparim solid në parandalimin, kontrollin e turbekulozit
2024-03-26 16:03:50

Autoriteti Shëndetësor kinez bëri të ditur se vendi ka bërë përparim të konsiderueshëm në parandalimin dhe kontrollin e tuberkulozit, në kuadër të Ditës Botërore të Tuberkulozit, shkruan “Xinhua”.

CFP

CFP

Që nga Kongresi i 18-të Kombëtar i Partisë Komuniste të Kinës në vitin 2012, incidenca e tuberkulozit në Kinë ka rënë me 25 për qind, tha Zhao Yanlin, kreu i Qendrës për Parandalimin dhe Kontrollin e Tuberkulozit nën Qendrën Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Zhao gjithashtu vuri në dukje se që atëherë, Kina ka ruajtur një normë shërimi prej 90 për qind për pacientët me tuberkuloz.

Këto arritje pasqyrojnë rëndësinë e madhe që Kina i kushton parandalimit dhe kontrollit të sëmundjes. Sipas Lu Jiang, nënkryetar i CDC-së, vendi ka hartuar dhe nxjerrë tre plane pune për rregullimin dhe zbatimin e masave për parandalimin, kontrollin dhe trajtimin e sëmundjes.

Për më tepër, financimi i qeverisë qendrore për punën përkatëse u rrit nga 40 milion juanë (5.63 milionë dollarë amerikanë) në vitin 2001 në 1.27 miliardë juanë në 2023-shin.

Autoritetet shëndetësore kineze kanë marrë gjithashtu masa për të lehtësuar trajtimin e pacientëve me tuberkuloz dhe për të lehtësuar barrën e tyre financiare. Këto masa përfshijnë zbritjen e tarifave të trajtimit dhe ofrimin e ilaçeve të linjës së parë kundër tuberkulozit falas.

Zhvillimi i mjekësisë së re është po aq i rëndësishëm. Ding Sheng, drejtor i Institutit Global të Zbulimit të Barnave të Shëndetit me bazë në Pekin, tha se është e nevojshme të zhvillohen ilaçe kundër tuberkulozit me më pak efekte anësore që janë të lehta për t'u aplikuar, duke e bërë më të mundshëm që pacientët t'i përmbahen trajtimit.

Aktualisht, instituti po punon së bashku me zhvilluesit e mjekësisë brenda dhe jashtë vendit, si dhe me institucione mjekësore, për të avancuar kërkimin dhe zhvillimin e ilaçeve kundër tuberkulozit.  (Fatosi)