Kryediplomatët e Kinës dhe Hondurasit shkëmbejnë urime për 1-vjetorin e marrëdhënieve mes dy vendeve
2024-03-26 20:21:43

foto: VCG

foto: VCG

Anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së dhe ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi shkëmbeu të martën mesazhe urimi me ministrin e Jashtëm të Hondurasit Eduardo Enrique Reina për njëvjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.

Wang Yi tha se vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Hondurasit është një vendim i rëndësishëm strategjik i marrë nga krerët e shteteve të dy vendeve me një largpamësi të madhe, duke sjellë përfitime për të sotmen dhe për një periudhë afatgjatë. Që nga vendosja e lidhjeve diplomatike një vit më parë, marrëdhëniet dypalëshe janë zhvilluar me shpejtësi, duke treguar perspektiva të gjera dhe gjallëri. Në qershor të vitit të kaluar, presidenti Xi Jinping zhvilloi një takim historik me presidenten Xiomara Castro, që ishte në Kinë për një vizitë shtetërore, duke hedhur një themel të rëndësishëm për një fillim të nivelit të lartë të marrëdhënieve kino-hondurase.

“Në nëntorin e kaluar u takova me ju, duke pasur një shkëmbim të thelluar pikëpamjesh mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet me interes të përbashkët. Unë jam i gatshëm të vazhdoj të ruaj komunikimin dhe koordinimin me ju, për të zbatuar së bashku konsensusin e rëndësishëm të arritur nga dy krerët e shteteve dhe për t’i ngritur marrëdhëniet Kinë-Honduras në një nivel të ri,” shtoi Wang.

Eduardo Enrique Reina tha se Hondurasi dhe Kina kanë një besim të thellë të ndërsjellë. “Unë do të vazhdoj të jem i vendosur për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm të marrëdhënieve dypalëshe, për të sjellë më shumë përfitime për të dy popujt,” tha Reina, duke urur që miqësia mes dy vendeve të zgjasë përgjithmonë. (Zhan Dian/Artan Goga)