Liderët e biznesit global: Kina do të vazhdojë të jetë një kontribues kyç në rritjen ekonomike globale
2024-03-26 12:20:45

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Liderët e biznesit global vlerësuan vendimin e Kinës për të ndjekur zhvillim me cilësi të lartë dhe shprehën besimin në potencialin ekonomik të Kinës, duke thënë se vendi do të vazhdojë të jetë një kontribues kyç në rritjen ekonomike globale, shkruan “CGTN”.

Ata i bënë komentet në Forumin e Zhvillimit të Kinës 2024 në Pekin, ku studiues ndërkombëtarë, sipërmarrës, zyrtarë qeveritarë dhe përfaqësues nga organizatat ndërkombëtare diskutuan çështje kyçe në lidhje me zhvillimin e Kinës dhe botës.

Drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, deklaroi se Kina parashikon mbi 3 për qind rritje për vitin 2024.

Presidenti i Bankës Botërore, Ajay Banga, tha se rrugëtimi i mrekullueshëm i Kinës në pesë dekadat e fundit ishte një testament për atë që është e mundur.

Tim Cook i “Apple” tha se kompania do të vazhdojë të rrisë investimet e saj për kërkimin dhe zhvillimin në Kinë. (Fatosi)