Kryeministri i Sri Lankës zhvillon vizitë zyrtare në Kinë
2024-03-26 16:23:48

CFP

CFP

Kryeministri i Sri Lankës, Dinesh Gunawardena, ndodhet në Pekin për një vizitë zyrtare gjashtëditore në Kinë me ftesë të homologut kinez Li Qiang, njofton “CGTN”.

Liderët kinezë do të kenë shkëmbim të thelluar pikëpamjesh me Gunawardena për vazhdimin e miqësisë tradicionale Kinë-Sri Lanka, thellimin e besimit të ndërsjellë politik, zgjerimin e bashkëpunimit praktik, si dhe çështjet ndërkombëtare dhe rajonale me interes të përbashkët.

Kina dhe Sri Lanka janë vende fqinje që ndajnë miqësi tradicionale. Që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike në vitin 1957, të dy vendet kanë ndihmuar gjithmonë njëri-tjetrin, duke dhënë një shembull të mirë të trajtimit të barabartë dhe bashkëjetesës miqësore midis tyre.

CFP

CFP

Vitet e fundit, Kina dhe Sri Lanka kanë dëshmuar shkëmbime të shpeshta të nivelit të lartë, rritje të besimit të ndërsjellë politik, shkëmbime dhe bashkëpunim gjithnjë e më të ngushtë në ekonomi, tregti, kulturë dhe fusha të tjera, si dhe komunikim dhe koordinim të shëndoshë në çështjet ndërkombëtare dhe rajonale. (Fatosi)