Zëvendëskryeministri kinez takohet me presidentin e ADB-së
2024-03-26 12:33:58

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Zëvendëskryeministri kinez, Ding Xuexiang, u takua në Pekin me presidentin e Bankës Aziatike për Zhvillim (ADB), Masatsugu Asakawa, njofton “Xinhua”.

Ding tha se ekonomia kineze mbetet një motor i rëndësishëm i rritjes ekonomike globale, duke vënë në dukje se ajo ka kapërcyer vështirësi dhe sfida të shumta dhe rimëkëmbja ekonomike e Kinës ka qenë konsoliduar dhe forcuar.

“Kina do të përpiqet të promovojë zhvillim me cilësi të lartë, të zgjerojë hapjen në një nivel të lartë, të promovojë në mënyrë aktive globalizimin ekonomik dhe të krijojë mundësi të reja për të gjithë me zhvillimin e saj të ri”,- tha Ding.

Ding përgëzoi marrëdhënien afatgjatë dhe të shëndoshë të bashkëpunimit midis Kinës dhe ADB-së dhe tha se Kina mirëpret pjesëmarrjen e vazhdueshme të ADB-së në procesin e reformës dhe hapjes së vendit. Sipas tij, të dyja palët duhet të thellojnë bashkëpunimin praktik në fusha të tilla si mbrojtja e mjedisit, zhvillimi i gjelbër dhe me karbon të ulët, kujdesi për të moshuarit dhe kujdesi mjekësor.

Masatsugu Asakawa tha se ADB-ja pret të ndërtojë një partneritet më të ngushtë bashkëpunues me Kinën dhe se është e gatshme të vazhdojë të mbështesë zhvillimin me cilësi të lartë të vendit.

“Banka është gjithashtu e përgatitur të vazhdojë të inkurajojë në mënyrë aktive vendet në rajonin e Azi-Paqësorit për të ndarë përvojën e suksesshme të zhvillimit të Kinës”,- tha Asakawa. (Fatosi)