Wang Yi uron homologun bangladeshas për Ditën e Pavarësisë së Bangladeshit
2024-03-26 21:14:19

foto: VCG

foto: VCG

Anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kinës Wang Yi i dërgoi të martën një mesazh ministrit të Jashtëm të Bangladeshit Mohammad Hasan Mahmud për ta uruar për 53-vjetorin e pavarësisë së Republikës Popullore të Bangladeshit .

Wang Yi theksoi në mesazhin e tij të urimit se Kina dhe Bangladeshi janë vende me një fqinjësi të ngushtë e me miqësi tradicionale, duke shtuar që miqësia mes dy vendeve është forcuar me kalimin e kohës. Ai u shpreh i gatshëm të punojë me homologun bangladeshas për të zbatuar konsensusin e rëndësishëm të arritur nga liderët e të dy vendeve dhe për të promovuar zhvillimin më të madh të partneritetit strategjik të bashkëpunimit Kinë-Bangladesh.