Zhvillimi i lartë i Kinës, krijon mundësi për bizneset ndërkombëtare
2024-03-25 11:30:23

Foto nga VCG

Fokusi i Kinës në zhvillimin e forcave të reja prodhuese dhe nxitjen e cilësisë së lartë, do të krijojë mundësi të mëdha për bizneset vendase dhe të huaja, dhe do t'i japë një shtysë rimëkëmbjes e rritjes ekonomike globale, sipas planifikuesit më të lartë ekonomik të vendit.

Kina do të ndërmarrë hapa të forta për përshpejtimin e forcave të reja prodhuese, për nxitjen e inovacionin industrial nëpërmjet inovacionit teknologjik, për përmirësimin e industrive tradicionale dhe atyre në rritje - tha Zheng Shanji, Kreu i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës, në Forumin e Zhvillimit të Kinës 2024, që filloi të dielën në Pekin.

Vendi do të integrojë teknologjitë dixhitale në sektorin e ekonomisë reale, dhe prodhimin e përparuar me industrinë moderne të shërbimeve. Gjithashtu do të nxisë fusha të reja zhvillimi si bioprodhimin, fluturimet hapësinore tregtare, materialet e reja dhe ekonomitë e ulta - tha Zheng. 

Do bëhen më shumë përpjekje për të nxitur industritë e orientuara drejt së ardhmes, për të hapur fusha të reja si teknologjia kuantike dhe shkencat e jetës dhe nismën e "inteligjencës artificiale (AI) plus" - tha ai.

Zheng shtoi se vendi do të vazhdojë të punojë për të optimizuar mjedisin e tij të biznesit, të ndjekë hapjen e standardeve më të larta, të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar të teknologjisë shkencore dhe të përshpejtojë formulimin e listës negative të 2024 për investimet e huaja. 

Teksa vazhdon zbatimi i politikave makroekonomike të vendit, ekonomia këtë vit filloi fuqishëm, me prodhimin e përmirësuar industrial dhe kërkesën vendase. Gjithashtu ka besimin, aftësitë dhe kushtet për të përmbushur objektivat e zhvillimit të 2024 - tha ai.