Përgjigjja ndaj "sfidave të përbashkëta" me "përgjegjësi të përbashkëta"
2024-03-25 19:41:43

(foto nga AI)

Konferenca vjetore e Forumit të Boaos për Azinë 2024 do të mbahet në Boao të provincës kineze Hainan nga 26 deri më 29 mars. Kjo konferencë vjetore me temën "Azia dhe bota: Sfida të përbashkëta, përgjegjësi të përbashkëta" dhe mbulon më shumë se 40 nënforume.

 

Përballë faktorëve të pafavorshëm si intensifikimi i vazhdueshëm i konflikteve gjeopolitike, rimëkëmbja e ngadaltë e ekonomisë botërore, moti i shpeshtë ekstrem dhe fatkeqësitë natyrore, vendet duhet të mbështesin urgjentisht konceptin e bashkëpunimit me përfitime të përbashkëta dhe t'u përgjigjen së bashku sfidave globale. Të dhënat tregojnë se Azia mbetet rajoni më aktiv dhe më i rëndësishëm për tregtinë dhe investimet globale, dhe Kina ende luan një rol të rëndësishëm në rritjen ekonomike botërore.