Xi Jinping zhvilloi bisedime me homologun e tij të Republikës së Naurut David Adeang
2024-03-25 20:44:42

foto: VCG

foto: VCG

Të hënën pasdite, presidenti kinez Xi Jinping zhvilloi bisedime në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin me homologun e tij të Republikës së Naurut David Adeang, i cili po zhvillon një vizitë shtetërore në Kinë.

 

Para bisedimeve, Xi mbajti një ceremoni mirëseardhjeje për David Adeang në Sallën Veriore të Pallatit të Madh të Popullit.

 

Me ftesë të homologut të vet kinez,  Adeang gjendet për një vizitë shtetërore në Kinë nga 24 deri më 29 mars.

Më 24 janar të këtij viti, Kina dhe Nauru rifilluan zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike.

 

Nauru u bë vendi i 183-të që vendos marrëdhënie diplomatike me Kinën.