Investitorët e huaj rritën zotërimet e obligacioneve ndërbankare kineze në shkurt
2024-03-25 11:23:45

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Institucionet e huaja rritën zotërimet e tyre të obligacioneve ndërbankare kineze në shkurt, treguar të dhënat zyrtare, njofton “Xinhua”.

Deri në fund të muajit të kaluar, obligacionet në tregun ndërbankar të Kinës të mbajtura nga institucionet jashtë shtetit arritën në 3.95 trilionë juanë (rreth 556.3 miliardë dollarë amerikanë), thuhet në një raport të publikuar nga Zyra Qendrore e Bankës Popullore të Kinës në Shangai.

Shifra tregoi një rritje prej 80 miliardë juanë nga fundi i janarit.

Sipas raportit, në shkurt, tre investitorë të rinj institucionalë jashtë shtetit hynë në tregun ndërbankar të obligacioneve të Kinës, duke e çuar totalin në 1128. (Fatosi)