Prodhimi i gazit natyror në Kinë shënoi rritje në janar-shkurt
2024-03-25 12:01:41

Foto nga VCG

Prodhimi i gazit natyror në Kinë shënoi rritje të shpejtë në dy muajt e parë të vitit, treguan të dhënat nga Zyra Kombëtare e Statistikave (NBS), njofton “Xinhua”.

Vendi prodhoi 41.7 miliardë metra kub gaz natyror në periudhën janar-shkurt, 5.9 për qind më shumë se një vit më parë.

Të dhënat e Statistikave treguan se gjatë kësaj periudhe pati rritje të shpejtë edhe të importeve të gazit natyror, me një total prej 22.1 milionë tonë gaz natyror, 23.6 për qind më shumë në baza vjetore. (Fatosi)