Prodhimi i qymyrit në Kinë ra me 4.2 për qind në periudhën janar-shkurt
2024-03-25 10:42:27

Foto nga VCG

Prodhimi i qymyrit të papërpunuar në Kinë ra me 4.2 për qind në baza vjetore në 710 milionë tonë në dy muajt e parë të vitit, treguan të dhënat zyrtare, citon “Xinhua”.

Sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave (NBS), në dhjetor 2023, prodhimi i qymyrit të papërpunuar të vendit u rrit me 1.9 për qind në baza vjetore.

Në periudhën janar-shkurt, importet e qymyrit në Kinë ruajtën rritje të shpejtë, treguan të dhënat e NBS-së.

Kina importoi 74.52 milionë tonë qymyr gjatë kësaj periudhe, 22.9 për qind më shumë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, sipas të dhënave.  (Fatosi)