Botohet libri me Referatat e Xi Jinpingut mbi punën financiare
2024-03-25 16:04:33

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Një përmbledhje me fragmentet e fjalimeve mbi sektorin financiar të Kinës nga Xi Jinping, Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK të Kinës (PKK), është botuar nga Shtëpia Botuese Qendrore e PKK-së.

Që nga Kongresi i 18-të Kombëtar i PKK në vitin 2012, Komiteti Qendror i PKK, me shokun Xi Jinping në krye, ka forcuar udhëheqjen e përgjithshme dhe planifikimin e punës financiare nga një perspektivë strategjike, duke bërë arritje të mëdha në zhvillimin e sektorit financiar të vendit. 

Xi ka bërë një sërë diskutimesh të rëndësishme mbi çështjet teorike dhe praktike, në lidhje me zhvillimin e sektorit. Këto referata ngritën në një lartësi të re kuptimin e partisë, për thelbin dhe trajektoren e zhvillimit të punës financiare. 

Fjalimet e Xi Jinpingut janë thelbësore për nxitjen e një sektori financiar me karakteristika kineze në një epokë të re, duke promovuar zhvillimin financiar me cilësi të lartë dhe për të përshpejtuar rritjen e një sektori financiar të fuqishëm. 

I hartuar nga Instituti i Historisë dhe Letërsisë së Partisë i Komitetit Qendror të PKK, libri bashkon 324 pasazhe në 10 kategori, të shkëputura nga mbi 120 vepra të rëndësishme të folura dhe të shkruara të Xi Jinpingut, të bëra midis nëntorit 2012 dhe shkurtit 2024. Disa bëhen publike për herë të parë.