Kongresi Botëror i Dronëve do të mbahet në Shenzhen të Kinës në maj
2024-03-25 10:08:39

Foto nga VCG

Kongresi i 8-të Botëror i Dronëve 2024 do të mbahet nga 24 deri më 26 maj në metropolin jugor kinez Shenzhen, thanë organizatorët e eventit, njofton “Xinhua”.

Sipas organizatorëve, kongresi, me temën “Ekonomia e lartësive të ulëta, e ardhmja”, do të shohë pjesëmarrjen e afro 500 ndërmarrjeve nga brenda dhe jashtë vendit.

Më shumë se 10.000 ekspertë të industrisë, studiues dhe sipërmarrës nga mbi 110 vende dhe rajone pritet të marrin pjesë në kongres. Ai do të përfshijë një sërë aktivitetesh të tilla si forume paralele dhe takime shkëmbimi, duke u fokusuar në tema të tilla si dronët dhe ekonomia në lartësi të ulëta dhe roboti i inteligjencës artificiale.

Ekonomia në lartësi të ulët është një koncept ekonomik që mbështetet në hapësirën ajrore në lartësi të ulët, me sektorin e përgjithshëm të aviacionit që luan një rol dominues. Ai përfshin sektorë ekonomikë si fluturimet në lartësi të ulëta, turizmi ajror, transporti i pasagjerëve, shërbimet e përgjithshme të aviacionit, kërkimi shkencor dhe arsimi, ndër të tjera.

Kongresi i këtij viti do të bashkorganizohet nga institucione duke përfshirë Federatën e Industrisë së Informacionit Elektronik të Kinës dhe Shoqatën e Aeroporteve Civile të Kinës. (Fatosi)