Prodhimi i naftës së papërpunuar në Kinë shënoi rritje në periudhën janar-shkurt
2024-03-25 11:57:25

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Prodhimi i naftës së papërpunuar në Kinë shënoi rritje të qëndrueshme në dy muajt e parë të vitit, treguan të dhënat zyrtare, njofton “Xinhua”.

Sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave (NBS), prodhimi arriti në 35.11 milionë tonë në periudhën janar-shkurt, duke u rritur 2.9 për qind nga një vit më parë.

Referuar të dhënave, importet e naftës së papërpunuar të Kinës patën rritje të shpejtë gjatë kësaj periudhës.

Kina importoi 88.31 milionë tonë naftë bruto në dy muajt e parë të vitit, duke u rritur me 5.1 për qind nga një vit më parë. (Fatosi)