CEO i "Apple" thekson kontributin e furnizuesve kinezë në uljen e lëshimit të karbonit
2024-03-25 19:36:20

foto: VCG

foto: VCG

Tim Cook, CEO i "Apple", theksoi që furnizuesit kinezë të kompanisë kanë dhënë një kontribut të madh në uljen e lëshimit të karbonit.

Lëshimet më të shumta të karbonit vijnë nga zinxhiri i furnizimit dhe përdoruesit konsumatorë, dhe "Apple" ka përcaktuar objektivin e asnjanësimit të karbonit për mbarë produktet e veta deri më 2030, tha Cook gjatë një sesioni diskutimi në Forumin e Zhvillimit të Kinës, që filloi të dielën në Pekin.

Sipas tij, "Apple" njoftoi produktin e vet të parë asnjanës për sa i përket karbonit, që është një orë "Apple. "Ne nuk do të ishim në gjendje të arrinim objektivat tanë e as nuk do të ishim në gjendje të arrinim asnjanësimin e karbonit të orës sonë pa furnizuesit tanë. Kjo është vërtet një çështje e një plus një që bëjnë tre. Ky është një bashkëpunim shumë i rëndësishëm...", tha ai.

foto: VCG

foto: VCG

Duke përmendur që "Apple" ka shumë furnizues në Kinë, Cook shtoi: "Ata jo vetëm që i janë përgjigjur objektivit, por edhe kanë qenë inovativë dhe kanë gjetur rrugë të reja për t'i bërë gjërat. Ata kanë shkuar përtej asaj që mund të zgjidhnim fillimisht."

"Nëse do që të ecësh shpejt, ec vetëm; nëse do që të shkosh larg, ec bashkë me të tjerë," u shpreh ai, duke theksuar rolin domethënës të partnerëve kinezë në uljen e lëshimit të karbonit.