Kina do të marrë masa për të rritur efikasitetin në sistemin e riciklimit të mbetjeve
2024-03-25 11:28:30

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina do të përdorë një sërë politikash për të nxitur një sistem gjithëpërfshirës të riciklimit të mbetjeve që mbulon të gjithë sektorët dhe fazat deri në vitin 2025, njofton “China Daily”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Industria e riciklimit të burimeve parashikohet të arrijë një vlerë prodhimi vjetor prej 5 trilionë juanë (697 miliardë dollarë), sipas një udhëzimi të publikuar nga Këshilli i Shtetit.

Si vendi i dytë më i populluar në botë, Kina po përballet me një sfidë marramendëse të mbetjeve të ngurta pasi gjeneron mbi 10 miliardë tonë mbetje çdo vit, duke përfshirë mbetjet e ngurta industriale, mbetjet bujqësore dhe mbetjet e ndërtimit, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Ekologjisë dhe Mjedisit në janar.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Miratimi i parimeve të ekonomisë rrethore dhe krijimi i një infrastrukture të fuqishme të menaxhimit të mbetjeve do të luajë një rol të rëndësishëm në ndihmën e Kinës për të arritur kulmin e emetimeve të dioksidit të karbonit përpara vitit 2030 dhe për të arritur neutralitetin e karbonit përpara vitit 2060”,- deklaroi Zhu Liyang, president i Shoqatës Kineze të Ekonomisë Rrethore.

Sipas vlerësimeve të shoqatës, këto përpjekje çuan në një reduktim të dukshëm të emetimeve të dyoksidit të karbonit me rreth 3.3 miliardë tonë vetëm në vitin 2022.  (Fatosi)