Centrali i parë i erës në Bangladesh i mbështetur nga Kina, bëhet plotësisht funksional.
2024-03-25 11:05:21

Foto nga Xinhua

Centrali i erës Cox's Bazar, projekti i parë i centralizuar i energjisë së erës në Bangladesh, një ndërtim dhe investim i kompanive kineze, u fut plotësisht në punë të dielën, pas instalimit të gjeneratorit të fundit.

Projekti i energjisë së erës, i vendosur në qarkun Cox's Bazar të Bangladeshit juglindor, rreth 400 km larg kryeqytetit Dhaka, tërhoqi investimet nga Wuling Power Corp, degë e Korporatës Shtetërore të Investimit të Energjisë së Kinës, dhe u ndërtua nga PowerChina Chengdu Engineering Corp. 

Pas operacionit të plotë, projekti do t'i japë Bangladeshit rreth 145 milion kwh elektricitet të pastër në vit, do të reduktojë konsumin e qymyrit me 44.600 ton dhe emisionet e dioksidit të karbonit me 109.200 ton, si dhe do të përmbushë kërkesën e elektricitetit të 100.000 shtëpive.

Md. Abdul Kader Goni, Inxhinier Ekzekutiv i Bordit të Zhvillimit të Energjisë, tha se me ngritjen e centralit, Bangladeshi ka hyrë në epokën tregëtare të energjisë së erës. 

Hei Zhao, Menaxher i Përgjithshëm i Divizionit të Wuling Power Corp, tha se është hera e parë që kinezët investojnë në Bangladesh në energjinë e erës, duke mbushur boshllëkun në këtë fushë. 

"Gjatë ndërtimit të projektit, përdorëm zgjidhje kineze, standarde kineze dhe pajisje kineze, për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm të energjisë së ripërtëritshme në vend, ndërsa trajnuam grupin e parë të talenteve në fushën e energjisë së erës për Bangladeshin, duke siguruar më shumë se 1,500 vende pune për vendasit," - shtoi ai.