Prodhimi i energjisë në Kinë u rrit me 8.3 për qind në janar-shkurt
2024-03-25 11:54:17

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Prodhimi i energjisë i ndërmarrjeve kryesore të prodhimit të energjisë elektrike në Kinë u rrit me 8.3 për qind në baza vjetore në dy muajt e parë të vitit, treguan të dhënat zyrtare, njofton “Xinhua”.

Sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave (NBS), prodhimi total i energjisë i këtyre firmave ishte 1.49 trilionë kilovat-orë gjatë kësaj periudhe.

Një përmbledhje e të dhënave zbuloi se prodhimi i energjisë termike u rrit me 9.7 për qind në baza vjetore, ndërsa ai për hidrocentralet u rrit me 0.8 për qind.

Sipas Statistikave, prodhimi i energjisë bërthamore dhe energjisë së erës u rrit përkatësisht me 3.5 për qind dhe 5.8 për qind në bazë vjetore, ndërsa prodhimi i energjisë diellore u rrit me 15.4 për qind. (Fatosi)