Fillon punimet Forumi i Zhvillimit të Kinës: Promovimi i zhvillimit të qëndrueshëm
2024-03-25 15:07:13

Foto nga CDF

Forumi i Zhvillimit të Kinës 2024, një forum ndërkombëtar i cili mbahet çdo vit pas "Dy Sesioneve", filloi punimet të dielën në Pekin, me synimin për të promovuar dialogun dhe bashkëpunimin midis Kinës dhe komunitetit global për zhvillimin e qëndrueshëm.

Forumi dy-ditor i këtij viti, ka tërhequr më shumë se 110 pjesëmarrës, duke përfshirë drejtues nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), drejtues të lartë të korporatave dhe studiues kryesorë.

Me një paketë gjithëpërfshirëse reformash pro-tregut, Kina mund të rritet dukshëm më shpejt - tha të dielën Drejtoresha Menaxhuese e FMN-së, Kristalina Georgieva.

Axhenda e këtij vitit përfshin tetë fusha kryesore, si neutralitetin e karbonit, inteligjencën artificiale, kujdesin shëndetësor dhe transformimin dixhital, duke demonstruar potencialin e gjerë për zhvillimin e ardhshëm të Kinës. (Çang Çuo)