Peng Liyuan bën thirrje për përpjekje të përbashkëta kundër tuberkulozit
2024-03-24 14:59:02

Foto:CMG

Në kuadrin e 24 marsit, Ditës Botërore kundër Tuberkulozit, e dërguara e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) për tuberkulozin dhe SIDA-n, znj. Peng Liyuan bëri një vizitë ditët e fundit në lagjen Dongjing të distriktit Yuhua në qytetin Changsha të provincës Hu’nan për të mësuar nga afër parandalimin dhe mjekimin e tuberkulozit në vend.

Ajo shkoi në qendrën e publicitetit dhe njohurive shëndetësore të distriktit, duke bërë thirrje për më shumë përpjekje në popullarizimin e njohurive kundër tuberkulozit mes banorëve të thjeshtë dhe adoleshentëve.

Foto:CMG

Foto:CMG

Në qendrën e shërbimeve shëndetësore të lagjes Dongjing, ajo vizitoi punonjësit mjekësorë dhe bisedoi me pacientët, fëmijët e prindërit që ishin në pritje për të bërë vaksina, duke u njohur me punët e parandalimit, mjekimit dhe rehabilitimin pas sëmundjes. Znj. Peng shprehu gjithashtu dëshirën që çdo individ në shoqëri të mund të bëjë përpjekje për t’i dhënë fund përhapjes së tuberkulozit. (Zhang Yan/Edmond)