Kina dënon fuqishëm sulmin terrorist në Rusi
2024-03-24 14:04:11

Foto:VCG

Foto:VCG

Kina dënon fort sulmet terroriste dhe mbështet e vendosur Rusinë në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit të saj kombëtar, tha të shtunën një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës.

Komentet e zëdhënësit u bënë pas sulmit terrorist në ndodhur në Crocus afër Moskës më 22 mars, që shkaktoi një numër të madh viktimash dhe të lënduarish.

Kina është thellësisht e tronditur nga humbja e rëndë e jetës e shkaktuar nga sulmi terrorist, tha zëdhënësi, duke shtuar se Kina ndihet e hidhëruar thellësisht për viktimat dhe shpreh ngushëllimet e sinqerta për familjarët e tyre.

Zëdhënësi tha se Kina kundërshton të gjitha format e terrorizmit, dënon fuqishëm sulmet terroriste dhe mbështet e vendosur Rusinë në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit të saj kombëtar.(Zhang Yan/Edmond)