Stenda e Shqipërisë në Panairin e Librit në Lajpcig tërheq vëmendjen e lexuesve
2024-03-24 10:44:50

Panairi i librit (Foto ATSh)

Panairi i librit (Foto ATSh)

Shqipëria po merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Leipzig të Gjermanisë, me stendën e saj në Halle 4 D, duke tërhequr vëmendjen e lexuesve të huaj, shkruan “ATSH”.

Në ceremoninë e hapjes së stendës shqiptare ishte e pranishme edhe ambasadorja e Shqipërisë në Gjermani, Adia Sakiqi.

Në një prej ditëve të panairit u zhvillua edhe takimi me shkrimtaren dhe poeten Rita Petro, për librin e saj “Vrima” në gjuhën gjermane, i moderuar nga studiuesja Loreta Schillock.

Po ashtu, nën titullin “A Brave New World”, shkrimtarët e rinj, Suad Arilla, Brajan Sukaj dhe Dionis Prifti, Flogerta Krypi, nën moderimin e drejtoreshës së Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli, diskutuan në panair mbi sfidat që ata përballen si shkrimtarë të rinj dhe mbi identitetin e kufijtë letrarë.

Nuk mungoi as takimi “Tirana, një ëndërr e shkurtër me Stefan Çapalikun”, nën moderimin e Shqipe Sylejmanit dhe me praninë e përkthyeses Zuzana Finger. (Irma)