Shanxi në Kinë gjeneron prodhim rekord të energjisë së erës
2024-03-24 11:18:42

Provinca kineze Shanxi regjistroi prodhim rekord të energjisë së erës prej 19.28 milionë kilovat më 18 mars, bëri të ditur kompania shtetërore e rrjetit “Shanxi Electric Power”, shkruan “Xinhua”. 

Foto:VCG

Një fermë e prodhimit të elektrikut me energjinë e erës, provincë Shanxi(Foto:VCG)

Prodhimi përbënte 59.1 për qind të ngarkesës së energjisë së krahinës gjatë kësaj kohe, sipas kompanisë. 

Kapaciteti i instaluar i energjisë së rinovueshme të Shanxi arriti në 53.09 GW në fund të vitit 2023, 22.6 për qind më shumë në baza vjetore, sipas Zyrës provinciale të Statistikave. 

Kjo shifër përfaqësonte 39.9 për qind të kapacitetit total të instaluar të prodhimit të energjisë në krahinë, me 4.1 pikë përqindje më shumë se një vit më parë. 

Si një bazë kryesore energjetike, provinca në veri të Kinës ndihmon në garantimin e furnizimit me energji të vendit nëpërmjet qymyrit dhe energjisë elektrike. (Irma)