CMG-ja: ShBA-ja duhet t’i japë botës një shpjegim
2024-03-24 14:51:20

Nga vetëvrasja e çuditshme e “bilbilfryrësit” deri në ndodhjen me radhë të problemeve të sigurisë, gjiganti amerikan i prodhimit të avionëve “Boeing” është bërë fokus i opinionit publik botëror. Ditët e fundit, Pete Buttigieg, Sekretari amerikan i Departamentit të Transportit dhe Mike Whitaker, drejtuesi i Administratës Federale të Aviacionit (FAA), pohuan ekzistencën e problemeve të kontrollit të cilësisë të avionëve Boeing. Por, për gjërat që shqetësojnë më shumë dhe duan vëmendje si masat përballuese dhe përgjegjësia administrative e qeverisë amerikane, ata nuk bënë asnjë reagim.

Foto:VCG

Foto:VCG

“Nëse më ndodh diçka, pa dyshim nuk do të jetë vetëvrasje.” – Disa ditë më parë, mediat amerikane ekspozuan një bisedë mes John Barnett-it, një pensionist të Boeing-ut dhe mikut të tij, gjë që e bëri më të madh misterin e së vërtetës rreth kompanisë amerikane të prodhimit të avionëve.

John Barnett 62 vjeç, kishte punuar te Boeing-u për më shumë se 3 dekada si menaxher i kontrollit të cilësisë. Ai publikoi vazhdimisht lajme për problemet e prodhimit të avionëve dhe menaxhimin kaotik të brendshëm të kompanisë, i cili cilësohet si " bilbilfryrës" i Boeing-ut. Në datën 9 mars, ai u gjet i vdekur në një kamion, ndërsa policia konstatoi se kishte kryer vetëvrasje. Atë ditë, ai duhet të merrte pjesë në një proces gjyqësor në lidhje me Boeing-un. Një kopje e padisë së lëshuar nga avokati i tij tregon se Boeing-u dyshohet se është "hakmarrë" kundër Barnett-it prej vitesh, duke përfshirë uljen e vlerësimit të performancës së tij në punë, transferimin e tij nga ekipi i tij profesional dhe futjen në listën e zezë.

John Barnett

Boeing-u këtë vit ka pasur një sërë problemesh sigurie. Sipas statistikave të Fox News-it, vetëm në periudhën janar-shkurt kanë ndodhur 6 aksidente në avionët Boeing, madje edhe Sekretari amerikan i Shtetit Antoni Blinken u detyrua të ndërronte avion gjatë një vizite jashtë vendit. Në mars, avionët e pasagjerëve Boeing përjetuan një sërë problemesh, si rënia e gomave gjatë ngritjes, djegia e motorëve në ajër dhe mungesë e një pjese të sipërfaqes së trupit të avionit etj. Punonjësit e Boeing-ut u kapën gjithashtu ndërsa përdornin drogë në punë. Shumë fakte janë mjaft tronditëse.

Analistët besojnë se pas bashkimit të kompanisë me korporatën McDonnell Douglas në 1997-ën, kultura e Boeing-ut ndryshoi nga "menaxhim i cilësisë së mirë" në "së pari, realizim i fitimit ". CNN-i dhe media të tjera kohët e fundit analizuan se synimi i tepruar i fitimit ka bërë që Boeing-u të theksojë verbërisht uljen e kostos, duke lënë rreziqe të fshehura për cilësinë e produktit. Z. Barnett kishte zbuluar më parë se Boeing-u kishte toleruar kontrollin e cilësisë në mënyrë që të mbaronte më shpejt porositë, madje disa punonjës kishin montuar edhe pjesë këmbimi të gjetura në koshat e mbeturinave.

Foto:VCG

Foto:VCG

Mungesa e mbikëqyrjes nga departamentet përkatëse të qeverisë amerikane është një faktor tjetër që shkakton problemet e fluturimit të Boeing-ut. Për disa dekada, Administrata Federale e Aviacionit (FAA) i ka transferuar Boeing-ut dhe prodhuesve të tjerë të avionëve disa detyra të certifikimit për kontrollin e sigurisë, me qëllim që të kursejë kosto. Kjo mund të krahasohet me "vënien e fuqisë së jurisë në duart e atletëve".

Jo vetëm kaq, por edhe shumë ish-zyrtarë të qeverisë amerikane janë lobistë të korporatës. Sipas të dhënave të organizatës pa parti “Open Secrets”, fondet totale të lobimit të industrisë së transportit ajror të ShBA-së në vitin 2023 i kaluan 100 milionë dollarët, ku punuan 1 018 lobistë, 65.03% e të cilëve ish-punonjës të qeverisë. Ndërkohë kompania që harxhon më shumë në lobim është po Boeing-u. (Zhang Yan/Edmond)