Kina u kërkon Filipineve të ndalojnë provokimet në Detin e Kinës Jugore
2024-03-24 13:58:57

Kina u kërkon Filipineve të ndalojnë provokimet në ujërat territoriale të Kinës pranë gumave Ren'ai, tha të shtunën zëdhënësi i Ministrisë kineze të Mbrojtjes, Wu Qian.

Kina ka sovranitet të padiskutueshëm mbi ishujt Nansha, duke përfshirë gumat Ren'ai dhe ujërat përreth, tha Wu, duke shtuar se Kina do të marrë masat e nevojshme për të mbrojtur në mënyrë të vendosur sovranitetin kombëtar.

Roja Bregdetare e Kinës njoftoi të shtunën se ka ndërmarrë veprime kundër anijeve filipinase që u futën ilegalisht në ujërat e gumave Ren'ai të ishujve Nansha të Kinës.

Foto: Anija 4409 e Rojës Bregdetare të Filipineve kalon ilegalisht në ujërat e gumave Ren'ai, 23 mars 2024. /Roja bregdetare e Kinës 

Zëdhënësi i Rojës Bregdetare të Kinës Gan Yu tha të shtunën në një deklaratë se Filipinet dërguan edhe një herë dy anije të rojës bregdetare dhe një anije furnizimi në ujërat e gumave Ren'ai, në një përpjekje për të transportuar materiale ndërtimi në anijen e saj ushtarake të "ankoruar" ilegalisht atje.

Pavarësisht paralajmërimeve të shumta dhe kontrolleve të linjave nga pala kineze, anija e furnizimit të Filipineve hyri me forcë në zonë, tha ai. "Roja bregdetare e Kinës zbatoi sipas ligjit, ndalimin dhe dëbimin." - shtoi zëdhënësi.

Foto: Anija 4409 e Rojës Bregdetare të Filipineve kalon ilegalisht në ujërat e gumave Ren'ai, 23 mars 2024. /Roja bregdetare e Kinës

Ishujt Nansha dhe ujërat përreth, duke përfshirë gumat Ren'ai, kanë qenë gjithmonë territori i Kinës, sipas deklaratës. "Ky është fakt historik në përputhje me ligjin ndërkombëtar".

Nëse Filipinet këmbëngulin të ndjekin këtë rrugë, Kina do të vazhdojë të marrë masa të vendosura për të mbrojtur sovranitetin e saj territorial dhe të drejtat dhe interesat detare, thuhet në deklaratë. “Ndërsa, pala filipinase duhet të jetë e përgatitur për t’u përballur me të gjitha pasojat e mundshme.” – përfundon zëdhënësi. (Zhang Yan/Edmond)