CMG-ja: Konsensuset mbi demokracinë të arritura në Pekin zbulojnë thelbin e problemit
2024-03-24 14:12:30

Në Forumin e 3-të Ndërkombëtar "Demokracia: Një vlerë e përbashkët për të gjithë njerëzimin" që u mbajt ditët e fundit në Pekin, më shumë se 200 të ftuar nga vende, rajone dhe organizata ndërkombëtare zhvilluan diskutime mbi temat si "Demokracia dhe modernizimi i qeverisjes", "Inteligjenca artificiale dhe e ardhmja e demokracisë", "Demokracia dhe qeverisja globale në një botë multipolare". 

Foto:CMG

Foto:CMG

Konsensusi i arritur pothuajse nga të gjithë pjesëmarrësit ishte: qëllimi i demokracisë është mbrojtje dhe shtim i mirëqenies për të gjithë njerëzimin. Duhet të respektohen të drejtat e njerëzve të të gjitha vendeve për të zgjedhur rrugën e tyre të zhvillimit dhe të kundërshtohet përdorimi i demokracisë si mjet për të krijuar përçarje, përhapur paragjykim dhe prishur paqen në bashkësinë ndërkombëtare.

Ish-kryeministri italian Massimo D'Alema u shpreh në forum se demokracia nuk është një vlerë unike e Perëndimit dhe se demokracia perëndimore nuk mund të eksportohet apo imponohet në pjesë të tjera të botës. Tani disa njerëz në Perëndim po përdorin demokracinë për të krijuar një konfrontim midis Perëndimit dhe pjesëve të tjera të botës, madje shpresojnë të fillojnë një Luftë të re të Ftohtë. Kjo është e rrezikshme.

Foto:CMG

Foto:CMG

Në kuadrin e këtij forumi, CGTN-ja, rrjeti ndërkombëtar televiziv i Grupit Mediatik të Kinës (CMG) kreu një sondazh me pjesëmarrjen e afro 40 mijë të intervistuarve nga 32 vende të botës. Rezultatet tregojnë se kuptimi më i rëndësishëm i zhvillimit të demokracisë është "mbrojtja e të drejtave bazë të jetesës" (40.7%), e ndjekur nga "barazia për të gjithë" (29.3%), "zhvillimi i ekonomisë" (29%). Ndërsa, vlerat që propozohen nga ShBA-të si "sistemi elektoral ku një person ka një votë" (12.4%) dhe "balancimi i pushteteve" (10%) renditen shumë prapa. Kjo tregon se mbrojtja efektive e të drejtave bazë për jetë dhe zhvillim si dhe lumturia janë kërkesat më të rëndësishme të njerëzve për zhvillimin e demokracisë.

Në forumin e Pekinit, shumë të ftuar shprehën njohjen dhe vlerësimin e tyre për demokracinë e popullit në të gjithë procesin të Kinës. Stephen Perry, kryetar i “The 48 Group Club” (një organizatë londineze, e dedikuar për promovimin e tregtisë midis Kinës dhe Mbretërisë së Bashkuar), vuri në dukje se dëgjimi i opinioneve publike dhe marrja e masave përkatëse është një formë e mirë e demokracisë kineze. Kjo ka nxitur një transformim të dukshëm në fushat ekonomiko-shoqërore të Kinës.

Ish-kryeministri italian Massimo D'Alema në forumin(Foto:CMG)

Sipas një komenti të CMG-së, demokracia nuk është patentë e dikujt dhe duhet të ketë forma të larmishme. Demokracia nuk duhet të jetë një armë për të kundërshtuar të tjerët. Përmirësimi i qeverisjes globale kërkon formulimin e rregullave më demokratike. Këto konsensuse që u arritën në Pekin mund të shërbejnë si frymëzim për njohjen e bashkësisë ndërkombëtare për demokracinë. Monopolizimi dhe imponimi do të dështojnë pa dyshim. (Zhang Yan/Edmond)