Kina nxjerr udhëzime për zbatimin e ndalimit 10-vjeçar të peshkimit në lumin Jance
2024-03-24 10:29:11

Foto:VCG

Foto:VCG

Kina ka zbuluar udhëzime për zbatimin e një ndalimi 10-vjeçar të peshkimit në lumin Jance. Zbatimi i moratoriumit është një masë kyçe në promovimin e zhvillimit me cilësi të lartë të Brezit Ekonomik Jance dhe në rivendosjen e vitalitetit të lumit mëmë të Kinës, thuhet në një dokument të publikuar nga Zyra e Përgjithshme e Këshillit të Shtetit, citon “Xinhua”.

“Departamentet përkatëse të qeverisë duhet ta konsiderojnë zbatimin e ndalimit të peshkimit si një prioritet kryesor, të forcojnë koordinimin dhe mbikëqyrjen, të optimizojnë mekanizmat e zbatimit të ligjit dhe të përmirësojnë bashkëpunimin ndërdepartamental dhe ndërrajonal të zbatimit të ligjit”,- thuhet në udhëzime.

Foto:VCG

Foto:VCG

Dokumenti po ashtu nxit përpjekjet për të rritur mbrojtjen e specieve të rralla dhe të rrezikuara që gjenden në ose përreth lumit Jance, si dhe përpjekjet për të rivendosur habitatet, për të forcuar parandalimin dhe kontrollin e specieve ekzotike dhe për të përshpejtuar restaurimin ekologjik. (Irma)