Xi Jinping i dërgon një mesazh ngushëllimi homologut rus Vladimir Putin pas sulmit terrorist
2024-03-23 13:50:47

Foto:VCG

Foto:VCG

Më 23 shkurt, presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi homologut rus Vladimir Putin një mesazh ngushëllimi për sulmin terrorist të ndodhur në Crocus City Hall.

Në mesazh, kreu i shtetit kinez shprehu hidhërimin e thellë në emër të qeverisë dhe popullit kinez për viktimat që humbën jetën nga sulmi dhe përcolli ngushëllimet për të afërmit e tyre.

Xi theksoi se Kina kundërshton çdo formë terrorizmi, dënon kategorikisht sulmet terroriste dhe mbështet me vendosmëri përpjekjet e qeverisë ruse në mbrojtjen e sigurisë dhe të qëndrueshmërisë kombëtare.(Zhang Yan/Edmond)