Kina nis fushatën për të forcuar parandalimin e zjarreve në pyje dhe kullota
2024-03-23 14:13:29

Foto:VCG

Kina ka nisur një fushatë për të forcuar parandalimin e zjarreve në pyje dhe kullota, njoftoi Administrata Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave, citon “Xinhua”.

Fushata, e cila zgjat nga 18 marsi deri më 30 nëntor, synon të eliminojë rreziqet e zjarrit në pyje dhe kullota dhe të godasë përdorimin e paligjshëm të zjarrit në këto zona.

Sipas administratës, autoritetet do të godasin gjithashtu zjarrvëniet dhe shkeljet që rrezikojnë parandalimin e zjarrit dhe sigurinë e furnizimit me energji. (Irma)