Kina do të ofrojë shërbime noteriale më të shpejta dhe më të thjeshta për publikun
2024-03-23 14:16:01

Foto:VCG

Foto:VCG

Ministria e Drejtësisë e Kinës zbuloi planin për të ofruar shërbime noteriale të përmirësuara, të përshpejtuara dhe të thjeshta për publikun, duke mbuluar fusha të tilla si kontratat, donacionet, trashëgimia dhe ndarjet e pronave, shkruan “Xinhua”.

Plani parashikon një fushatë nga marsi deri në dhjetor që do të reduktojë kohën e nevojshme për shërbime të ndryshme noteriale në përputhje me kushtet lokale dhe do të lehtësojë ata që aplikojnë për shërbime noteriale nga dokumentet e panevojshme ose të tepërta.

Plani siguron që shërbimet e noterizimit për aplikantët e kualifikuar do të përfundojnë në një vizitë të vetme dhe kërkon përpjekje të koordinuara për të ofruar shërbime të thjeshtuara për rastet që përfshijnë shumë subjekte noteriale. Ai gjithashtu specifikon punën për avancimin e digjitalizimit të shërbimeve noteriale, ofrimin e shërbimeve të përshtatshme, të përshpejtuara dhe derë më derë për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara, si dhe përmirësimin e shërbimeve në terren për ndërmarrjet. (Irma)