Kina dhe Hondurasi zhvillojnë raundin e katërt të negociatave të tregtisë së lirë
2024-03-23 14:47:46

Foto:VCG

Foto:VCG

Raundi i katërt i negociatave mbi Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë Kinë-Honduras u mbajt në Pekin nga e marta deri të enjten, njoftoi Ministria e Tregtisë, citon “Xinhua”.

Sipas ministrisë, të dy vendet kanë kryer konsultime gjithëpërfshirëse dhe të thelluara në fusha të tilla si tregtia e mallrave, tregtia e shërbimeve, investimet dhe rregullat, si dhe kanë bërë progres pozitiv.

Kina dhe Hondurasi vendosën marrëdhënie diplomatike në mars 2023. Të dy vendet filluan diskutimet mbi Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë më 4 korrik 2023. (Irma)