Të zhvillohen së bashku me Kinën
2024-03-23 15:01:22

K-Fresh është një ndërmarrje tajlandeze që prodhon dhe eksporton arra kokosi. Çdo vit, mund të eksportojë rreth 20 milionë copë. Si kryemenaxher i kompanisë Waraporn Manusrungsri, i cili ka punuar për mbi 20 vite në këtë biznes, ai është bërë dëshmitar i një ndryshimi të madh në tregun e frutave tropikale të vendit.

Foto:VCG

Punëtorë tajlandezë po shkarkojnë arra kokosi(Foto:VCG)

“Kina është një nga tregjet kryesore për Tajlandën për eksportin e frutave dhe perimeve, jo vetëm për arrën e kokosit. Sigurisht, biznesi rritet edhe përmes inovacionit, dhe tashmë kjo rritje ka shkuar më shumë se 100 %. Përmirësimet e marrëveshjeve të transportit dhe tregtisë janë të favorshme për sipërmarrësit për t'i ndihmuar ata të rriten.” – tregon ai.

Partneriteti i Gjithanshëm Ekonomik Rajonal (RCEP) është një marrëveshje e tregtisë së lirë midis vendeve anëtare të ASEAN-it dhe Kinës, i cili hyri në fuqi në janarin e vitit 2022. Në sajë të masave të favorshme të RCEP-it, frutat tropikale dhe produktet e tjera bujqësore që prodhohen në vendet e Azisë Juglindore po mbërrijnë më lehtë dhe më shpejt në duart e konsumatorëve kinezë, duke ulur në mënyrë të ndjeshme kostot tregtare rajonale me lidhjen më të ngushtë të zinxhirëve të furnizimit, gjë që sjell gjithnjë e më shumë të mira për popujt përkatës.

Sipas analistit ekonomik dr. Somjai Phagaphasviat, “para vitit 1990, ASEAN-i ishte partnerja e katërt dhe e pestë tregtare e Tajlandës, duke përbërë vetëm 8% të vëllimit të përgjithshëm të import-eksportit të vendit. Por tani ky raport është gati 20-30% dhe në të ardhmen do të rritet edhe më tepër”.

Foto:VCG

Foto:VCG

Lidhur me këtë, studiuesi nga Bangladeshi Mostak Ahamed Galib vë në dukje se “disa ditë më parë, lexova një raport të Fondit Monetar Ndërkombëtar që  bënte të ditur se aktori më i rëndësishëm ekonomik në rajonin Azi-Paqësor është Kina. Si ekonomia e dytë më e madhe në botë, Kina ka ndikim të rëndësishëm. Prandaj, kur bota përballet me vështirësi dhe presione, stabiliteti dhe zhvillimi i Kinës bëhen faktorë vendimtarë”.

Ndërsa sipas të dhënave statistikore të publikuara në faqen elektronike të portit të Hamburgut në Gjermani, në vitin 2023, vëllimi i përgjithshëm i mallrave të tregtuara me Kinën arriti në gati 2.2 milionë kontejnerë standardë dhe Kina u bë përsëri partnerja më e madhe tregtare e këtij porti. Si i treti më i madh në Europë, ai i Hamburgut është një ndër portet kryesore të transportit detar-hekurudhor dhe një pikë e rëndësishme tranziti për trenat e mallrave Kinë-Europë. Kryeekzekutivi i departamentit të marketingut të portit Axel Mattern u shpreh se Kina është klientja më e madhe e portit të Hamburgut. Nga 9 milionë kontejnerë TEU, rreth një e treta vijnë nga ose do të shkojnë në Kinë. Pra, porti ka varësi të lartë nga ngarkesat kineze.

Të dhënat statistikore të publikuara nga autoritetet gjermane treguan se vitin e kaluar, Kina u bë partnerja më e madhe tregtare e Gjermanisë, për të tetin vit radhazi. Ndërkohë, investimet gjermane në Kinë shënuan një rekord historik me një rritje prej mbi 4%.

Foto:VCG

Porti i Hamburgut(Foto:VCG)

Edhe presidenti i prodhuesit të automjetit “VOLVO” Jim Rowan vuri në dukje se “një nga gjërat që na pëlqejnë vërtetë është se tashmë kemi akses në talentet shumë të mira të Kinës dhe kjo na ndihmon të ofrojmë shumë shpejt teknologjitë e së ardhmes dhe më pas t'i implementojmë ato në produktet që sjellin përfitime për klientët tanë”.

Në shkëmbimet ekonomiko-tregtare, Kina gjithmonë i përmbahet parimit të bashkëpunimit me leverdi të ndërsjellë. Vjet, ekonomia kineze u rrit 5.2%, me një shpejtësi të dukshme mes ekonomive kryesore botërore, duke kontribuar mbi 30% në rritjen e ekonomisë globale. Ndërkohë, Kina mbetet një ndër destinacionet më të parapëlqyera për investime.

Kryetari i degës së PwC në Azi, Paqësor dhe Kinë, Raymund Chao tha se “në sondazhin që bëjmë çdo vit për CEO-t e kompanive të ndryshme në mbarë botën, një pyetje që është shumë e rëndësishme është: ‘Ku janë destinacionet kryesore që do të konsideroni për investimet tuaja?’ Kina vazhdon të jetë alternativa numër dy. Kjo nuk ka ndryshuar. Ata vazhdojnë ta shohin Kinën si një treg shumë të rëndësishëm. Si ekonomia e dytë më e madhe me 1.4 miliardë banorë, e cila synon nxitjen e rritjes cilësore në të ardhmen, Kina do t'u japë atyre vazhdimisht mundësi të reja”.(Zhang Yan/Edmond)