Putin shpall 24 marsin ditë zie kombëtare
2024-03-23 21:29:35

Foto:VCG

Foto:VCG

Ndërkohë që numri i fundit i viktimave nga sulmi terrorist afër Moskës, ka arritur në të paktën 143, presidenti rus Vladimir Putin shpalli 24 marsin ditë zie kombëtare. Nga sulmi terrorist i ndodhur të premten në Crocus City Hall në veriperëndim të Moskës, deri tani regjistrohen edhe qindra të plagosur.

Autoritetet ruse vazhdojnë hetimet intensive për të zbuluar përgjegjësit e një prej atentateve më të përgjakshme deri tani, pasi Shteti Islamik përmes një postimi në platformën Telegram u vetëdeklarua si përgjegjës.

Kremlini bëri të ditur të shtunën se janë arrestuar 11 të dyshuar dhe, sipas njoftimeve të fundit nga Rusia, “katër prej tyte janë terroristët” që morën pjesë në atentatin e së premtes dhe që po largoheshin. Në një dalje të fundit në televizionin rus, presidenti Putin e quajti atentatin e djeshëm si një “sulm barbar dhe prej nazistësh”.  (Zhang Yan/Edmond)