CMG-ja lançon një kanal dhe dy seri videosh me teknologji të AI-së në platformën digjitale Yangshipin
2024-03-23 15:45:36

Foto:CMG

Foto:CMG

Grupi Mediatik i Kinës (CMG) lançoi në platformën e saj digjitale Yangshipin një kanal të inteligjencës artificiale (AI) si dhe dy miniseri të videove "Mitologjia kineze" dhe " Leximi i veprave klasike me AI-në" në një ceremoni të organizuar të premten, ku morën pjesë kryetari i CMG-së Shen Haixiong dhe zyrtarë nga Ministria e Arsimit, Ministria e Shkencës dhe Teknologjisë dhe Administrata Kombëtare e Radios dhe Televizionit.

"Mitologjia kineze" është përpjekja më e fundit e CMG-së për të vënë në përdorim forcën inovative prodhuese të fuqizuar me teknologjinë e AI-së. Në bashkëpunim me institucionet kërkimore dhe akademike, si dhe me ndërmarrjet, CMG-ja kërkon të avancojë me një mendje të hapur për të arritur rezultate të favorshme përmes përpjekjeve kolektive dhe transformimin e forcave të reja prodhuese cilësore, në fuqi dhe ndikim konkret, për të mbrojtur pozicionin e saj të përparuar në konkurrencën mediatike.

Do të ketë gjithsej gjashtë episode të "Mitologjisë Kineze", miniseriali i parë i krijuar nga AI-së gjatë gjithë procesit, duke mbuluar historitë mitologjike klasike kineze si "Ndjekje e Diellit" dhe "Mbushje e detit." Seriali do të zgjerojë kufijtë e imagjinatës së audiencës me ndihmën e AI-së, duke ruajtur një lidhje të sofistikuar me shoqërinë njerëzore përmes imazheve që mbartin frymën e këtij kombi ndër breza. Procesi i prodhimit të dizajnimit, kompozicionit, zërit dhe të përpunimit të pamjeve është tërësisht i mbështetur nga AI-ja, e krijuar bashkërisht nga Yangshipin-i, laboratori i AI-së i CMG-së dhe laboratori metavers (një ekosistem gjithëpërfshirës dhe ndërveprues, i përbërë nga botë të shumta virtuale) i Universitetit Tsinghua.

Ndërkohë, CMG-ja lançoi gjithashtu një miniserial tjetër, "Leximi i veprave klasike me AI-në", i cili dekodon sekretin e jetëgjatësisë së kulturës kineze që mbahen në studimet e historisë, letërsisë, agronomisë, farmacisë dhe çajit.(Zhang Yan/Edmond)