Pjesa kontinentale e Kinës dërgon një nga dy personat e shpëtuar nga roja bregdetare në Kinmen
2024-03-23 15:21:47

Pjesa kontinentale e Kinës dërgoi në Kinmen një nga dy personat tajvanezë që u shpëtuan të premten nga roja e saj bregdetare në provincën Fujian, duke verifikuar informacionet për tjetrin, sipas një zëdhënësi të Zyrës së Çështjeve të Tajvanit të Këshillit të Shtetit të Kinës.

Foto:VCG

Chen Binhua, zëdhënësi i Zyrës së Çështjeve të Tajvanit të Këshillit të Shtetit të Kinës(Foto:VCG)

Roja bregdetare e pjesës kontinentale të Kinës në Fujian shpëtoi dy persona, të cilët ishin nga Kinmen-i i administruar nga rajoni i Tajvanit, në një anije peshkimi pa emër në ujërat e gjirit Weitou rreth orës 4 të mëngjesit të së hënës.

Njëri prej tyre, i identifikuar me mbiemrin Hu, është pjesëtar në shërbim i forcës së armatosur të Tajvanit. Por ai nuk tregoi identitetin e vërtetë të tij dhe dha informacione të rreme për profesionin duke e fshehur atë qëllimisht, tha Chen Binhua, zëdhënësi i Zyrës. Sipas tij, deepartamentet përkatëse duhet të verifikojnë më tej situatën.

Ndërsa, personi tjetër, i identifikuar me mbiemrin Wu, u kthye në Kinmen të premten, shtoi Chen.

Foto:VCG

Anije të rojës bregdetare në provincën Fujian(Foto:VCG)

Zëdhënësi tha se pjesa kontinentale ka ofruar ndihmë mjekësore dhe kujdes humanitar për dy personat dhe i ka ndihmuar ata të kontaktojnë familjet e tyre.(Zhang Yan/Edmond)