Kina pati rritje të fuqishme të firmave të reja të investuara nga jashtë
2024-03-23 14:44:04

Foto:VCG

Foto:VCG

Rreth 7160 firma të reja me investime të huaja u krijuan në të gjithë Kinën gjatë dy muajve të parë të vitit, duke shënuar një rritje prej 34.9 për qind në baza vjetore, u bë e ditur nga Ministria e Tregtisë, citon “Xinhua”.

Investimet e huaja direkte (IHD) në territorin kinez në përdorim aktual arritën në 215.09 miliardë juanë (rreth 30.29 miliardë dollarë amerikanë) gjatë kësaj periudhe, me një rënie prej 19.9 për qind në baza vjetore.

Foto:VCG

Foto:VCG

Investimet e huaja direkte në sektorin e prodhimit të teknologjisë së lartë u rritën me 10.1 për qind në baza vjetore në 28.27 miliardë juanë në dy muajt e fundit.

Sipas ministrisë, investimet e huaja direkte nga Franca, Spanja dhe Australia u rritën përkatësisht me 585.8 për qind, 399.3 për qind dhe 144.5 për qind. (Irma)