“Apple” hap dyqanin më të madh me pakicë në territorin kinez në Shangai
2024-03-23 14:30:02

Foto:VCG

Foto:VCG

Prodhuesi i telefonave inteligjentë “Apple” inauguroi dyqanin e tij më të madh me pakicë në Kinën kontinentale në Shanghai, me drejtorin ekzekutiv të kompanisë Tim Cook që hapi dyert e dyqanit të ri duke mirëpritur konsumatorët kinezë, shkruan “Xinhua”.

Dyqani i tetë i “Apple” në Shangai ndodhet në sheshin “Jing'ansi” në një zonë qendrore biznesi të metropolit kinez. Ky është dyqani i dytë më i madh me pakicë i kompanisë në botë.

Dyqani kryesor ka mbi 150 punonjës që mund të komunikojnë me klientët në anglisht, japonisht, koreanisht, gjermanisht dhe spanjisht, përveç gjuhës kineze në 25 dialekte, sipas “Apple”.

Diana Chou, drejtoresha e tregut për Kinën Lindore, tha se “Apple” vlerëson konsumatorët kinezë dhe dyqanet e shitjes me pakicë të kompanisë në Kinë janë ndër më të ngarkuarat në botë.

Foto:VCG

Foto:VCG

Të mërkurën, “Apple” zhvilloi një seancë shpërndarjeje me furnitorët kinezë si “BYD”, “Lens Technology” dhe “Shenzhen Everwin Precision Technology Co., Ltd.”, duke treguar arritjet dhe përparimin e tyre më të fundit në prodhimin e zgjuar, prodhimin e gjelbër dhe trajnimin e talenteve. (Irma)