Joao Lourenco: Kina përparon çdo ditë
2024-03-23 14:52:59

“Kina po përparon çdo ditë, çdo vit”. Kështu tha presidenti i Republikës së Angolës, Joao Lourenco në një intervistë për Grupin Mediatik të Kinës (CMG). Ai rrëfen mbresat nga vizita, duke falënderuar Kinën për ndihmat dhe duke mirëpritur më shumë ndërmarrje kineze të investojnë në vendin e tij. 

“Kina gjithmonë i sjell botës sihariqe, sepse zhvillimet e saj janë të pandërprera. Në të kaluarën, mbresa jonë për Kinën ishte gjithmonë e lidhur me bujqit që punonin tokën. Por tani, imazhi i Kinës pasqyrohet nga të rinjtë që punojnë në kompani teknologjike. Prandaj, çdo ditë dhe çdo vit, Kina po përparon.” - tha kreu i shtetit angolez.

Gjatë vizitës shtetërore, z. Lourenco vizitoi Akademinë e Shkencave Bujqësore të provincës Shandong, një ndërmarrje për rritjen e kërpudhave dhe një kompani që prodhon pajisje mjekësore.

Foto:CMG

Foto:CMG

Në intervistën ai ndan përshtypjet e tij, cilëson rëndësinë e paqes dhe të zhvillimit për Angolën si dhe gjithë botën, duke shprehur edhe gatishmërinë për të bashkëpunuar me palën kineze në fushën bujqësore, garantimin e furnizimit ushqimor etj.

Ai hodhi poshtë edhe akuzat pa bazë për investimet e Kinës. “Për disa shekuj, kolonialistët portugezë, britanikë apo francezë qëndruan në vendin dhe kontinentin tonë. Gjatë asaj periudhe të gjatë, ata nuk bënë asnjë investim në ndërtimin e infrastrukturës. Të gjitha këto vepra infrastrukturore janë ndërtuar me ndihmat e vendeve si Kina brenda më pak se 5 dekadash. Prandaj, ato, të ashtuquajturat ‘kritika’, nuk janë kritika, por përbaltje keqdashëse. Por për njerëzit që duhet të ngremë vigjilencën mos vallë janë vetë ato? Kinezët nuk erdhën në vendin tonë me armë, por erdhën me fonde, teknologji dhe dëshirë për punë. Para 22 vitesh, vendi ynë ishte shkatërruar plotësisht. Me mbështetjen dhe ndihmën e Kinës, tani të gjitha provincat dhe qytetet janë lidhur. Kemi ndërtuar rrugë, urë, porte dhe hekurudha. Prandaj, ata që drejtojnë gishtin të veprojnë si Kina dhe të kryejnë punë më të mira. Të na e vërtetojnë!”  - thotë presidenti i Angolës në një intervistë për CMG-në.(Zhang Yan/Edmond)