NASA: Niveli i detit po rritet me shpejtësi
2024-03-23 14:18:50

Foto:VCG

Foto:VCG

Niveli mesatar global i detit është rritur me rreth 0.76 centimetra nga viti 2022 në 2023, gati katër herë më shumë se një vit më parë, bëri të ditur NASA, duke ia atribuuar rritjen fenomenit “El Nino” dhe ndryshimit të klimës, shkruan “Panorama”.

Analiza nga NASA bazohet në më shumë se 30 vjet vëzhgime satelitore. Satelitin e parë e lëshoi në vitin 1992 dhe të fundit më 2020-n.

Në përgjithësi, niveli i detit është rritur me rreth 10 cm që nga viti 1993. Norma e rritjes është përshpejtuar, duke u dyfishuar nga 0.17 cm në vit më 1993-shin në normën aktuale prej 0.43 cm në vit.

“Përshpejtimi aktual do të thotë se ne jemi në rrugën e duhur për të shtuar 20 centimetra të tjerë në nivelin mesatar global të detit deri në vitin 2050”,- bëri të ditur NASA.

Sipas agjencisë së hapësirës, kjo do të ishte dyfishi i ndryshimit në tre dekadat e ardhshme krahasuar me shekullin e kaluar, duke krijuar një të ardhme në të cilën përmbytjet do të ishin shumë më të shpeshta dhe më katastrofike se sot.

Foto:VCG

Foto:VCG

Shkaku i rritjes së tillë është “El Nino”, fenomen natyror i motit i lidhur me ndërprerjen e erës, që do të thotë temperatura më të larta të sipërfaqes së oqeanit në Paqësorin lindor dhe qendror.

“El Nino”, i cili ndodh mesatarisht çdo dy deri në shtatë vjet, zakonisht zgjat nëntë deri në 12 muaj dhe mund të shkaktojë ngjarje ekstreme të motit, si zjarret në pyje, ciklonet tropikale dhe thatësirat e zgjatura.

Foto:VCG

Foto:VCG

Por, sipas ekspertëve, edhe faktori njeri ka gisht, veçanërisht për ndryshimet klimaterike. (Irma)